Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pasditën e së dielës u bë cak i një emaili anonim. Qytetarët kërkojnë masa nga organet e sigurrisë.
Vendi i njëjtë me po të njëjtin kërcënim.Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, pasditën e së dielës u bë cak i një e-maili anonime.
Vrasje në Podujevë: Familjarët thonë se nuk ka lidhje me hakmarrje
Detaje për rastin, gjatë së hënës nuk dhanë nga Aeroporti i Prishtinës.
Policia u njoftua menjëherë për këtë kërcënim, megjithatë nuk u gjet asgjë e dyshimtë.
Pavarësisht kësaj, nga organet e rendit po vazhdojnë në hetimin e rrethanave që ndërlidhen me këto kërcënime.
Në anën tjetër, qytetarët po ndihen të shqetësuar.Dikush ka një kërkesë për organet e sigurisë.Ky nuk është rasti i parë që në adresë të këtij institucioni vijnë kërcënime të tilla.Deri më tani, nuk ka pasur asnjë person të dyshuar.