Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar qëndrimet e PDK-së dhe LDK-së, të cilat thonë se marrëveshja e Ohrit e pranuar nga kryeministri Albin Kurti, është e dëmshme për Kosovën.
Ai shprehet se këto parti përveç opinioneve të dhëna, nuk po ndërmarrim asgjë që ajo ujdi mos të zbatohet.
Sipas tij, nëse e njëjta marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e keqja ndonjëherë për vendin tonë, atëherë mjafton që ato të japinë vetëm analiza për situatën e krijuar, transmeton Paparaci.
“Opozita në parlament po thotë se marrëveshja e pranuar nga Kurti është e dëmshme, madje po e cilësojnë edhe si akt tradhtie. Por, këto parti nuk po ndërmarrin asgjë që ajo të mos zbatohet. Nëse marrëveshja është më e keqja ndonjëherë për Kosovën, atëherë nuk mjafton që partitë opozitare veç të japin opinione e të analizojnë situatën. Për këtë punë janë analistët”, shkroi ai në Facebook.
Mushkolaj u sugjeroi partive opozitare që duhet të organizohen dhe ta pengojnë të keqen.
“Duhet të organizohen, për ta penguar të keqen. Ndryshe, gjithçka tingëllon fallc dhe farsë”, shtoi Mushkolaj./Botapress.info/