Shkëlzen Gashi, analist, njihet për gjuhën e tij arbitrare, pasi jep përfundime radikale, duke mos ngurruar të kritikojë të gjithë analistët, përfshirë edhe ish-qeveritë e kaluara, që ai me qef i quan “ish-regjim”.
Një gjuhë e tillë, pra gjuhë e vetëvendosur, është parë edhe në shkrimet e tij, krahas paraqitjeve publike.
Në një shkrim në Sbunker, të cilën e publikoi më 15 mars, z. Gashi shkroi në lidhje me marrëveshjen evropiane. Në shkrim, Gashi, që ishte këshilltar i Kurtit në Qeverinë Kurti I, shkroi se marrëveshje do të dështojë.
“Puna e vështirë nuk është kryer ende dhe, siç e thotë Departamenti i Shtetit i SHBA-së, marrëveshja për aneksin e implementimit është jetike për normalizimin e marrëdhënieve, e për këtë normalizim e përmend Asociacionin. Jam i bindur se mungesa e njohjes reciproke dhe çështja e kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jenë arsyet kryesore për dështimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.” – shkroi z. Gashi.
Citati më lartë, i nxjerrur nga shkrimi i Gashit, është larg realitetit, pasi tashmë ka dakordim në lidhje me marrëveshjen evropiane. Për më shumë, Kurti e ka konfirmuar se ka Asociacion në marrëveshjen evropiane, ndonëse për një gjë të tillë ai kishte garantuar se nuk do të ngjajë.