“Drejtuesi i motoçikletës vdiq në vendin e ngjarjes, i mituri tjetër u lëndua”, policia jep detaje për aksidentin ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Në një aksident tragjik dje humbi jetën 15-vjeçari, Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit Gjesti, në fshatin Treboviq të Pejës.

Ai vdiq në vendngjarje derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë dhe bashkë me të kishte qenë edhe një pasagjer, i mitur po ashtu, i cili mori lëndime dhe më pas u dërgua në Spitalin e Pejës.

“Fsh. Treboviq, Pejë 26.09.2025 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i motoçikletës-i mitur, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe një i mitur-pasagjer në motoçikletë i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit, ndërsa trupi i tij me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

Kelmendi do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Pavlan, sipas njoftimit të familjes

Të tjera

Aktuale

Ambasadori britanik: Ngërçi politik po e lë Kosovën pa zë ndërkombëtar

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves,

Aktuale

Policia e Kosovës me operacion bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, sot

Aktuale

Osmani takohet me Trumpin: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm

  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,