Procesi i liberalizimit të vizave ka kaluar në Komitetin e Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE).
Kështu ka konfirmuar faqja zyrtare e Komunitetit LIBE në Twitter.
Ohri përplas Kurtin me krerët e opozitës – në Kuvend pati edhe sharje e poezi
Gjatë këtij votimi, liberalizimi i vizave për Kosovën mori 47 vota për dhe tetë kundër.
Çka pas këtij votimi?
Pas këtij momenti, Parlamentit Europian ka konfirmuar për Gazetën se votimi i fundit për vizat do të jetë në seancën plenare që do të mbahet më 18 prill.
Krejt në fund Akti ligjor do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.
…dhe pasi vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi do të duhej të ndodh Liberalizimi i shumë pritur për kosovarët.
Ndryshe, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.
Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE./Botapress.info/