Botapress, 18 Qershor – “Kam shtetësi amerikane. Nuk mund të jem ambasador i Kosovës në Amerikë”. Kështu është arsyetuar Haki Abazi, deputeti i LDK-së për mos akreditimin e tij nga SHBA-ja për ambasador të Republikës së Kosovës në shtetin më mik të Kosovës, Amerikë, shkruan Botapress.
Por a është në të vërtetë shtetësia amerikane “pengesa” e Abazit për të marrë postin diplomatik në SHBA?
Nga praktika e deritanishme e emërimeve të ambasadorëve të Republikës së Kosovës në vendet që e kanë njohur shtetin tonë, por edhe nga praktika diplomatike e vendeve të n ndryshme të botës, shtetësia asnjëherë nuk ka qenë pengesë e emërimeve të ambasadorëve në vendet e caktuara.
Madje edhe në mesin e 12 ambasadorëve të shkarkuar ditë më parë nga Ministrja Gërvalla dhe presidentja Osmani, gati gjysma prej tyre kanë shtetësi të vendeve ku kanë shërbyer deri më tash si ambasador.
Hajdin Abazi, mandatin e tij të ambasadorit e ka nisur në Suedi. Abazi apo “komandant Lum Haxhiu” ka shtetësi suedeze dhe ky fakt nuk e ka penguar që të emërohet ambasador në këtë vend skandinavik që e ka njohur Republikën e Kosovës.
Edhe Beqë Cufaj ka shtetësi gjermane por është ambasador i Republikës së Kosovës në Gjeremani, i shkarkuar së fundi nga Gërvalla e Osmani.
Nahit Hasani, ka shtetësi shqiptare dhe është ambasador i Republikës së Kosovës në Shqipëri, poashtu i shkarkuar ditë më parë nga Gërvalla e Osmani.
Poashtu ka edhe emra të tjerë të ambasadorëve të cilët kanë shtetësi të shteteve ku kanë kryer apo kryejnë shërbime diplomatike pa asnjë pengesë. Madje kjo mendohet të jetë një përparësi dhe lehtësi e Republikës së Kosovës në përzgjedhjen e personaliteteve të tilla të cilët përvec se janë shtetas të shtetit ku akreditohen, ata kanë edhe kontakte dhe njohur për vendin ku janë akredituar.
Por kështu nuk po ndodh më Haki Abazin!
Abazi mbase ka shtetësi amerikane por duket se nuk është i mirëpritur në ShBA.
Besohet se një mosmarrëveshje e pazgjidhur mes tij dhe fondacionit Rock Feller me seli në Neë York. Kjo mosmarrëveshje ka shkaktuar edhe largimin e tij nga pozita që mbante në këtë fondacion me nam jo vetëm në SHBA, në ndërkohë që nuk dihet se deri ku ka shkuar provcesi i zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshje dhe nuk është sqaruar ende arsyeja kryesore e largimit të Haki Abazit nga shoqëria Rock Feller Brothers.
Sidoqoftë, shtetësia amerikanë nuk është pengesë për postin diplomatik të Haki Abazit në Amerikë, shkruan Botapress.