Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Kahramanmaraş në Turqi, ku një grua 42-vjeçare, Eser Karaca, u vra në mënyrë brutale nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Aydintapli, 44 vjeç.
Viktima, nënë e dy fëmijëve, punonte në një spital privat ku ndodhi edhe krimi.
Sipas raportimeve të mediave, ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë së spitalit.
Pamjet tregojnë momentin kur autori hyn në zyrën e ish-gruas me një çantë të zezë në dorë. Vetëm pak çaste më pas, Karaca del me nxitim nga zyra, duke tentuar të shpëtojë, ndërsa ndihmohet edhe nga një kolege.
Aydintapli, i cili kishte fshehur një armë zjarri në çantë, e ndjek dhe e qëllon nga afër në shkallët e spitalit, pavarësisht se ajo ngriti duart dhe iu lut të ndalonte. Ai e goditi edhe dy herë të tjera para se të largohej me vrap nga vendi i krimit.
Ndryshe, autori u kap nga policia pak kohë pas ngjarjes dhe u arrestua. /Telegrafi



Të tjera
Showbiz
Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën
Dasma e këngëtarit Blero ka bërë
Aktuale
A do të ketë rinumërim të disa vendvotimeve, vjen përgjigja nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë
Aktuale
Kur pritet të zbatohet tarifa 1 euro për hyrjen në Prishtinë?
Komuna e Prishtinës brenda pak muajsh