Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka deklaruar se Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, ndërsa është shprehur se kryeministri Albin Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht.
Sipas saj, shefi i qeverisë pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, “me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe”.
Madje, ajo kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që mos ta miratojnë atë marrëveshje, që sipas BE-së, parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
“Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullimin e Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kaputullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve”, shkroi ajo në Facebook.