Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka reaguar pasi mbrëmë Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, të mbështetur nga BE’ja.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se pala kosovare nuk e ka përmbushur synimin e saj për një marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë.
Sipas ish-deputetes së Vetëvendosjes, delegacioni kosovar me në krye Albin Kurtin përfundoi në një marrëveshje të përkohshme me plot rreziqe.
”Nga synimi për një marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë që do të siguronte paqe, përfunduam në një marrëveshje të përkohshme ‘tu pa, tu bo’ me plot të panjohura e rreziqe,” ka shkruar Dërguti.
Mbrëmë përmes portalit EEAS, Bashkimi Europian publikoi Aneksin e Implementimit të Marrëveshjes për Normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Pika më e nxehtë e ujdisë ajo që i përket nenit 7, njëherazi është pika më kontroverse për vet kryeministrin Albin Kurti, ajo e vetëqeverisjes së serbëve të Kosovës përmes një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.
Aty obligohet direkt Kosova që të fillojë procedurat për themelimin e kësaj niveli të vet-menaxhimit siç quhet ‘menjëherë’ siç tha Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian, Josep Borrell. /Botapress.info/