Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK’së, Ramush Haradinajt kundër kryeministrit Albin Kurti, rreth asaj se ky i fundit ka një kimi serbe.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Mushkolaj ka thënë se Haradinaj po sillet si shkencëtar.
“Ramush Haradinaj shfaq të tjera talente. Si të jetë shkencëtar, thotë se kimia, përbërja e Albin Kurtit është pak serbe. Bravo. Njeri gjeni, vëlla!”, shkroi ai.
Kujtojmë se Haradinaj mbrëmë në një intervistë në Tëvë1 potencoi se kryeministri Kurti ka kimi serbe, derisa për arsyetim mori pretendimin për lidhje me disa OJQ.