Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka qenë më i ashpër se zakonisht sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit të 18 marsit në Ohër, duke theksuar se në mungesë të konstruktivitetit nga palët, Rohde përmend mundësinë e sanksioneve nga BE’ja.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai inkurajon udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, që ta shfrytëzojnë takimin e 18 marsit në Ohër, për të arritur marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.
Ish-kryeinspektori i shkarkuar e konsideron lojë gjetjen/zhdukjen e mostrave
Në mungesë të konstruktivitetit nga palët, Rohde përmend mundësinë e sanksioneve nga BE-ja. Rohde, po ashtu, thotë se dy vendeve i janë premtuar edhe investime shtesë si shpërblim për konstruktivitet në dialog.
Ai thotë se Kosova duhet ta përmbushë obligimin gati 10-vjeçar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Duke e themeluar Asociacionin ne shpresojmë se do t’i integrojmë serbët e Kosovës brenda shtetit.”