Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, i cili sot viziton Beogradi, do të takohet edhe me të ashtuquajturën “opozitën pro-evropiane” në Serbi, përveç takimeve me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.
Kështu së paku thotë të ketë mësuar e përditshmja opozitare serbe “Danas.rs”, e cila thotë të ketë mësuar për takimit përmes burimeve të saj diplomatike.
Vizita në Strasburg, Kurti takon eurodeputetët e grupit më të madh në PE
Për herë të parë kohëve të fundit ndërmjetësit ndërkombëtarë takojnë pjesë të opozitës serbe në lidhje me dialogu Kosovë-Serbi.
Edhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Mirosalv Lajçak, dje zhvilloi takimet me “opozitën pro-evropiane” me të cilët njoftoi të ketë diskutuar për rrugën para drejt marrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Dje, gjithashtu u takova me partitë opozitare pro-evropiane për të diskutuar gjendjen aktuale në dialog dhe të dëgjoj pikëpamjet e tyre rreth takimit të ardhshëm dhe rrugën para. U shpjegova rëndësinë e Marrëveshjes dhe mirërprita qëndrimin në përgjithësi mbështetës të shumicës prej tyre”, shkroi Lajçak në Twitter.