Viktima është gjetur nën një veturë të djegur. Sipas policisë, 39 persona kanë pësuar lëndime, ku 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë, e në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë.
Televizioni hungarez RTL ka publikuar videon e aksidentit që e regjistroi kamera e vendosur brenda një kamioni që ishte pjesë e këtij aksidenti.
Deri te aksidenti zinxhiror erdhi për shkak të sasisë së madhe të pluhurit që ishte ngritur në ajër – pra mbi autostradë.
Veturat kishin filluar të frenojnë, ku si pasojë shoferët tjerë që ishin prapa tyre nuk i shihnin veturat e kamionët para tyre –gjë që erdhi derisa te aksidenti zinxhiror dhe 19 vetura u përfshin nga zjarri.