Në Stacionin e trenit, është gjetur pa shenja jete një person. Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur të shtunën, në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”./Botapress.info/