Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka dalë në mbrojtje deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevcit pas sulmeve që janë bërë ditëve të fundit ndaj saj.
Musliu e cila ka qenë së fundmi cak i shumë sulmeve për shkak të deklarimeve të saj në Kuvend ka thënë se grua e fortë do të thotë kur del mbi interesat personale e partiake për ta respektuar një grua tjetër.
Deputetja është shprehur se vlerat mbrohen duke respektuar secilin për atë që është.
“E di qe Saranda nuk ka nevojë për mbrojtje por duke kujtuar të kaluaren tonë jo të larget kur nuk kishim të drejt të jetonim të lirë, e kemi obligim si shoqëri ta respektojmë Lirinë e secilit prej nesh, pa harruar qe Saranda pagoi çmim të madh për këtë Liri.”, tha Musliu.
Ky është reagimi i saj:
Grua e fortë nuk do të thotë vetem ta kërkosh e ta mbrosh të drejtën tënde. Grua e fortë do të thot kur ti del mbi interesat përsonale e partiake për të respektuar të drejtën e një gruaje tjetër pa dallim partie, ngjyre, feje apo çka do tjetër. Vlerat tona nuk mbrohen duke tentuar ti ndryshojmë njerzit. Vlerat tona mbrohen duke e respektuar secilin për atë që është! E di qe Saranda nuk ka nevojë për mbrojtje por duke kujtuar të kaluaren tonë jo të larget kur nuk kishim të drejt të jetonim të lirë, e kemi obligim si shoqëri ta respektojmë Lirinë e secilit prej nesh, pa harruar qe Saranda pagoi çmim të madh për këtë Liri. /Botapress.info/