Janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të vitit të kaluar.
Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.
Gazeta ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.
Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga Flutura Goga, drejtuesja e IML, por e njëjta nuk është përgjigjur.
Përgjigje ene nuk ka kthyer as Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria. Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar./Botapress.info/