Një qytetar i Prishtinës ka dorëzuar në stacionin policor Qendër një kuletë me para dhe dokumente.
Raporti i UNDP-së: Bie kënaqshmëria me punën e Qeverisë dhe kryeministrit
“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra në rrugën ‘Tringë Ismajli’ në Prishtinë, një qytetar V. Ramadani ua ka dorëzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet. Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.