Presidentja Vjosa Osmani ka postuar një fotografi me Rifat Jasharin, kryefamiljarin e familjes heroike Jashari.
Ajo ka përzgjedhur një moment nga seanca e sotme solemne, e cila iu kushtua Epopesë së UÇK-së, duke e postuar Jasharin teksa bën simbolin e unitetit, të cilin e përdorte shpesh edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova, ithtare të cilit është Osmani.
Në mbishkrimin e fotografisë, zonja Osmani ka shkruar për pathueshmërinë e të bashkuarve.
“Të bashkuar jemi të pathyeshëm!” – shkroi ajo.