Meteorologu Mendim Rugova tha se nga fundi i javës, temperaturat pritet të biejnë ndjeshëm.
Ai tha sot në #Gjesi në T7 se sot dhe nesër temperaturat do të shkojnë deri në 30°C, ndërsa vranësirat pritet të vijnë fillimisht nga e mërkura.
“Vera po e çon flamurin e bardhë. Shkoi më. U dorëzu”, tha ai.
“Ftohti e kapë një pjesë të madhe të rajonit dhe të kontinentit evropian, dhe temperaturat po pritet të zbresin”, paralajmëroi Mendim Rugova.
Ai tha se “të mërkurën pak kalojnë vranësira, por nuk pritet mundësi për të reshura”.
“E të enjten aty-këtu mund të shfaqen pak të reshura. Prej të premtes, sidomos fundjava, do të ketë më shumë të reshura”.
Mendim Rugova tha se nuk pritet që temperaturat të kthehen të larta as javën e ardhshme. Ato, siç tha ai, do të mbesin rreth 18-19°C, me një rritje eventuale deri në 20-22°C.



Të tjera
Lajme
Forcat amerikane pengojnë mbi 70 cisterna nafte të hyjnë dhe të dalin nga portet iraniane
Bllokada e SHBA-së po pengon më
Aktuale
Pse u shty shpallja e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Speciale?
Teksa disa në Kosovë shprehën pakënaqësi
Aktuale
Mirena akuza Spahiut se po i sulmon njerëzit që po largohen prej Kurtit
Iliri Mirena, i ftuar në Pressing