Ambasadori i Finlandës në NATO, Klaus Korhonen ka takuar përfaqësuesin e Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, shkruan Botapress.info
Në këtë takim kanë diskutuar për tema të historisë dhe të aktualitetit duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ambasadori i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n Astrit Zemaj ka shkruar në llogarin e tij në rrjetin social Facebook se ishte jashtëzakonisht mbresëlënëse të bisedojmë për rrugëtimin e vendit tonë dhe për mbështetjen nder vite të 🇫🇮 Finlandës, i cili mbi dy dekada ka qenë i kyqur në procese të ndryshme për paqën dhe rrugën e shtetformimit të Republikës së Kosovës.”, shkruar Zemaj.
Finlanda ka kaluar të gjitha proceset për anëtarësim, dhe pritet që së bashku me Suedinë të jenë dy shtetet e reja anëtare në NATO.
Me këtë numri i shteteve njohëse të vendit tonë në NATO, shkon nga 26 në 28 shtete njohëse, gjithsejtë nga 32 qe do bëhen së shpejti./Botapress.info/
Ky është postimi i plotë nga Zemaj:
![🇫🇮](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t9c/1.5/16/1f1eb_1f1ee.png)
![🇫🇮](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t9c/1.5/16/1f1eb_1f1ee.png)