Gazetari dhe moderatori, Fidan Jupolli ka publikuar faturën e rrymës për muajin shkurt në Facebook, e cila i ka ardhur me një shumë goxha të lartë.
Për faturën e cila kishte shumën prej 209 eurove, Jupolli tha se kjo është ‘spastrim etnik’.
Ai me ironi tha se kërkon punë jashtë kontinentit evropian.
“Spastrimi etnik nuk bahet veq me ” MILIC ” ! Kerkoj pune n’ keto vende : Australi , Zelande t’ re , Alask , Kanada ! ( n’ kompensim t’ kontrates t’ punes punoj 1 vjet sa per buke t’ gojes plus gjdo nat i lutna Zotit per personin q’ ma dergon vizen e punes ).
” Nuk jemi t’ Pasur , por jemi t’ shtrejt “, ka shkruar Jupolli.