Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është dita e katërt prej që kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se e pranon marrëveshjen bazuar në propozimin evropian.
Sipas tij, po ashtu është dita e katërt që gjithandej në Kosovë diskutohet për këtë marrëveshje si dhe “për pasojat që sjell ajo”, raporton Botapress.info
Ai kritikoi Kurtin i cili po mungon në seancën e sotme plenare.
“Një politikan i përgjegjshëm do të kishte ardhur vetë pa e ftuar dhe pa bërë mocion për t’iu drejtuar Kuvendit dhe popullit për ta njoftuar për dokumentin për çdo pikë që përfshihet aty. Por, Kurti nuk është këtu as sot, nuk e kuptoj sinqerisht çfarë punë më të rëndësishme ka sot sesa me ardh në Kuvend me iu drejtu deputetëve dhe qytetarëve për marrëveshjen që ka deklaruar se po e nënshkruan me Serbinë pa e marrë autorizim e këtij kuvendi”, tha Krasniqi në Kuvend.
Kësisoj, Krasniqi kritikoi Kurtin për degradim të dialogut. Shtoi se një marrëveshje të tillë nuk mund të hyjë në fuqi pa u sjell dhe ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.