Deputeti Haki Abazi ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, në të cilin ka kritikuar platformën Super-puna.
Gjatë ditës së sotme, ministri i Financave Hekuran Murati është shprehur se mbi 1000 persona kishin aplikuar gjatë tri javëve të fundit përmes kësaj platforme.
E deputeti Abazi, që deri dje ishte në të njëjtin kamp politik me Muratin dhe Kurtin, ka shprehur kritika të ashpra ndaj saj.
“Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë.” – është shprehur ai.
Ai tërheq vëmendjen edhe nga ikjet masive nga Kosova, e të cilat i lidh me çështjen e pagave të vogla në Kosovë.
Për më tepër, ai thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës ka punëtorë me paga të ulëta prej 400 euro, duke e quajtur një gjë të tillë si “goditje të integritetit të institucionit më të lartë të vendit.”