Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka bërë “show” gjatë një interviste të tij ku po fliste për Kosovën. Derisa ai po fliste, siç nuk ndodhë në intervista të liderëve, një person nga stafi i tij hyn në skenë.
Vuciq duket se kishte zgjedhur një skenar për ta demonstruar se sa “me urgjencë” i merr ai çështjet e Kosovës, duke shpërndarë propagandë.
Derisa po realizonte një intervistë, dikush nga stafi i tij ka hyrë në studio për t’i dhënë atij një letër dhe për t’i treguar diçka në telefon.
Kur prezantuesi e ka pyetur Vuçiqin nëse ishte e rëndësishme pasi u bë ndërhyrje e pazakontë, Vuciq ka thënë se bëhej fjalë për një vendim të Gjykatës së Apelit në Kosovë.
“Po, është shumë e rëndësishme”, u përgjigj Vuçiqi, duke thënë se aty kishte vendimin, me të cilin u vërtetua dënimi i shkallës së parë ndaj ish-ministrit Ivan Todosijeviq që e pati mohuar Masakrën e Reçakut.
“Kjo tregon se për një fjalë goje duan t’i dëbojnë të gjithë serbët nga Kosova. Kjo tregon se sa e vështirë është të diskutohet me njerëz të tillë”, ka thënë Vuçiqi duke arsyetuar ndërprerjen e emisionit.
Videon mund ta ndiqni këtu.