Edonik Kastrati, dhe vëllezërit Uk e Ujkan Bajraktaraj, tre të rinjtë që mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti tragjik në Luksemburg më 1 shtator të këtij viti, do të varrosen sot.
Uk dhe Ujkan Bajraktaraj, sipas njoftimit të familjarëve, do të varrosen në varrezat e fshatit Isniq nga ora 15:00, derisa Edonik Kastrati do të varroset në ora 17:00 në fshatin Dobërdol, transmeton Klankosova.tv.
Klankosova.tv, pati mësuar se vetura në të cilin ishin tre të rinjtë, ishte e babait të njërit prej tyre dhe dyshohet se e njëjta ka qenë me shpejtësi, ndonëse ende nuk ka raport përfundimtar nga policia atje.
Ndër të tjera, Klankosova.tv ka kuptuar se dy personat e tjerë të implikuar në aksident, me kamion, të vdekur edhe ata, janë boshnjakë nga qyteti Wiltz.
Ndërkaq aksidentin tragjik e kishin parë nga afër Emmanuel, 79 vjeçar dhe Marie 70. Me furgonin e tyre të parkuar në një parking të vogël pranë vendit të ngjarjes, çifti francez në pension nga Bethune, u kthye në N15, në vendin ku panë aksidentin që la pesë persona të vdekur.
Sipas dëshmisë së tyre të dhënë për “L’essentiel”, në vendngjarje kishte vetëm disa copa xhami dhe plastike të thyer, asfalt i djegur dhe bar që ende dëshmonin për tragjedinë e ditës së mëparshme.
“Ishte e tmerrshme, vërtet e tmerrshme, nuk kishte asgjë që mund të bënim”, tha Marie për “L’essentiel”.
Të tjera
Showbiz
Shkëndije Mujaj në “Big Brother VIP Kosova”? Kjo është e vërteta
Shkëndije Mujaj, e cila prej
Aktuale
Berat Buzhala: Cka po ndodh me PDK-në në Prishtinë?- “Koha për Prishtinën” e Uran Ismajlit nuk është slogan i fushatës, por është imitim i brendit “urban” të kompanisë Koha të surrojve
Në Tribunal pati zhvillime
Lajme Opinione
As Kurti as Osmani s’e uruan Edi Ramën, Rashiti: Prishtina e Tirana me marrëdhënie të ftohura
Politikani kosovar në Zvicer, Korab