Mbrëmë në orën 20:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona.
Dhunë në pleqëri: Burri 85-vjeçar në Lipjan e rrah brutalisht gruan, ia thyen brinjët
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Rr. Skënderbeu, Podujevë 27.02.2023-20:50. Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona. Me vendim të prokurorit kujdestar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.