Botapress 17 Qershor – LDK tregon nëse ka dhënë nënshkrimet për ta dërguar në Kushtetuese vendimin e Osmanit për DakënKreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot njoftoi se opozita ka mbledhur nënshkrimet për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Por, jo të gjitha partitë opozitare i kanë dhënë nënshkrimet.Hoxhaj në njoftimin për mbledhjen e nënshkrimeve, ka falenderuar të gjithë deputetët e opozitës.
“Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje”, ka ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk i ka dhënë nënshkrimet për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës.Kështu ka deklaruar për Express shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Jo nuk i kemi dhënë ende. Po e presim Avokatin e Popullit”, ka deklaruar Gashi.I pyetur se nëse është i njoftuar se kreu i PDK-së tashmë ka mbledhur nënshkrimet për këtë çështje, Gashi tha se nuk është në dijeni.Ndryshe nga LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përkrahur nismën për ta dërguar në Kushtetuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës.Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.“Po. Aleanca e ka përkrahur referimin e çështjes së shkarkimit të znj.Daka në Kushtetuese”, ka deklaruar Blaka.