Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të vështirë takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme në Bruksel.
Ai tregoi se do të takohen sërish me palën kosovare në Bruksel. “Takim shumë i vështirë. do të takohemi prapë me ekipin kosovar, shqiptar. Ka qenë një takim shumë i vështirë po e përsëris sërish”, tha ai para gazetarëve.
Mes tjerash, ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë srebe.
“Në takim është insistuar për formimin e Asociacionit dhe Kurti ka refuzuar. Ka frikë se ka mbetur në një situatë të paqartë. Mirë që kemi folur bashkë, besoj që do të mund të tejkalohen pretendimet dhe të gjendet një marrëveshje për të dyja palët”, u shpreh ai.