Ka përfunduar takimi në Bruksel në mes të Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq nën patronatin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.
I pari pas takimit ka folur presidenti serb i cili ka thënë se takimi ka qenë i vështirë por nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.
Pritet që para medieve do të dalë edhe kryeministri Albin Kurti, njofton Botapress.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë./Botapress.info/