Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2023.
Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të jenë më të shtrenjta për 14 për qind, do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti, deri më 31 mars të vitit 2024.
Banesë, tokë, dhe veturë ‘modeste’, kjo është pasuria e bashkëshortit të Albulena Haxhiut
Fejzullahu ka thënë se ZRRE-ja po pret të pranojë komente nga Qeveria e Albin Kurtit dhe nga palët tjera.
“Gjatë këtyre ditëve ne presim që të pranojmë komente si nga Qeveria edhe nga palët e tjera nëse konsiderojnë këto çmime janë të papërballueshme, mund të propozojë ndonjë subvencion shtesë me qëllim të zbutjes së rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Në bazë të dhënave aktuale të raportit konsultativ, rritja e nevojshme për vitin e ardhshëm është rreth 14 për qind, në rast se kemi ndonjë subvencion shtesë ajo mund të reflektohet këtë vit. Në rast se nuk kemi, mund të lëvizin kostot minimale në raport me raportit konsultativ, po flasim prej prillit të vitit 2023. Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 1 prill 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024. Sipas raportit konsultativ që ende nuk është final, propozimi nga stafi i ZRRE-së është që rritja e nevojshme për reflektimin e kostos së sistemit të jetë rreth 14 për qind”, është shprehur ai në KTV.
Po pak para se të vinte në pushtet, Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do ta ulte çmimin e energjisë elektrike sapo të vije në pushtet.
Në një nga paraqitje televizive kur i shtrohet pyetja se sa do të jetë ulja e çmimit të rrymës në amvisni, në qeverisjen e tij, ai thoshte: “Nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike, por e di që Kontar Global-i nuk do të vjen në shprehje më, ajo (kompania amerikane) do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike”.
Kurti po ashtu thoshe se “ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që se paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose jo”.
Po ashtu ai deklaronte se nuk mund ta thotë sot, por se do ta synoj uljen e energjisë elektrike sepse “tepër shtrenjtë kur rrimë mbi tërë këtë energji që kemi. Shumë kemi kapacitet [Qymyr]”. /Botapress.info/.