Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se FSK-ja, nuk mund të shkojë në veri pa miratimin e KFOR-it.
Risturicca, ndër të tjera tha se edhe pse FSK-ja, nuk mund të shkoj në veri pa miratimin e KFOR-it, ata nuk kanë pasur ndonjë kërkese deri më tani nga ta.
Szyunog: BE-ja pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian
Duke i ‘u referuar marrëveshjes së Brukselit, ai deklaroj se forcat speciale të Policisë nuk kanë nevojë për leje për të shkuar në veri, këto deklarata Risturicca, i ka bëre në mediumin serb në gjuhen shqipe Kossnet.
“Serbia ka nënshkruar dhe ka përcaktuar qartë Policinë e Kosovës si e vetmja kompetente për detyrat e zbatimit të ligjit dhe sigurisë. Pavarësisht nga llojet e policisë, si është organizuar policia, çfarëdo qofshin ato – njësitet ROSU, njësitet speciale, ato janë përgjegjëse për luftimin e krimit, grupeve të organizuara kriminale. Nuk ka kufizime për Policinë e Kosovës kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave të tilla në mbarë Kosovën,”- tha Ristuccia.