Analisti serb dhe kryetar i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq, mbrëmë në RTK ka folur për zhvillimet e fundit në mes dy vendeve Kosovë-Serbi, festën e përvjetorit të pavarësisë dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve.
Për aktivitetin e organizimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, Janiq tha se takimi nuk është provokim dhe se siguria ishte e garantuar atje.
Ai ka folur edhe për takimin e javës së ardhshme mes dy kryeministrave, e që sipas tij duhet të presim dhe për Serbinë është një mundësi e mirë për të pasur një shprehje për pranim të platformës.
Analisti serb dhe kryetari i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq, tha se plani i BE-së, nuk e zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen mes dy vendeve. Sipas tij ky plan nuk është marrëveshja finale. Ai tha se dokumenti sjellë shumë kërkesa të tjera, por se nuk është Marrëveshja nuk është përfundimtare.