Ish-kryetari i Mitrovicës dhe përkrahësi i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së tij kundër Asociacionit.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri ka treguar se ky tubim do të mbahet në shkollën “Harun Beka” në Gushavc.
Kjo proteste pritet të mbahet këtë të diel, në mesditë.
Në njoftimin e tij, Bahtiri ka inkurajuar Kurti që në takimin e 27 shkurtit të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni.
“Ju ftoj që sikur çdoherë tjetër, edhe kësaj radhe të tregojmë qëndresën tonë stoike për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës, njëkohësisht, ta inkurajojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos lëshojë pe dhe të mos lejojë në asnjë mënyrë themelimin e këtij asociacioni famëkeq. Gjaku i dëshmorëve na thërret edhe nga varret, që të bëhemi bashkë e të mos lejojmë që armiku serb të sundojë në tokën tonë.
Mbetet të shihen nëse vendlindja e Bahtirit (Gushavci) do të bëhet epiqendra e rezistencës kundër Zajdenices.