Kryeministri Albin Kurti takohet më 27 shkurt me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, për diskutimin e planit frank-gjerman. Plani, pikat e të cilit tashmë janë publikuar nga të gjitha mediat, përveç pikave të tij, përmban edhe ‘planin e zbatimit’.
Sipas këtij plani që tvDukagjini e ka publikuar para disa ditësh, një nga pikat është edhe ‘formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe’ dhe atë – 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ose planit.
Aksioni i Prokurorisë së Pejës, paralajmërohet ngritja e aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve
Lidhur me këtë pikë, kryeministri Kurti është pyetur sot nga opozita, dhe Kurti e pranoi që në kuadër të planit, do të bëhet formalizimi i Statusit të Kishës Serbe.
Propozimi për marrëveshje përmban një pikë për formalizimin e statutit të Kishës Ortodokse Serbe. Formalizimi nuk nënkupton negocim mbi statusi e saj, e as diskutim mbi të drejta të vecanta. Formalizimi i referohet njohjes së Kishës Ortodokse Serbe si një person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare, në legjislacionin e brendshëm të Kosovës. Një gjë e tillë, nuk nënkupton asgjë të vecantë, por thjesht përmbushjen e obligimit ligjor të Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve apo bashkësive fetare sa i përket të drejtave apo lirive që atyre ua njeh Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është dokument përbërës i Kushtetuës tonë. Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse do të bëhet, përkatësisht tashmë është bërë, si një nga komunitetet fetare në ligjin përkatës. Ne nuk refuzojmë t’i njohim të drejtat dhe liritë e njeriut, të asnjë komuniteti fetar”, tha Kurti sot në Kuvend.
Lidhur me këtë çështje, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi sit se ‘Kurti do ta nënshkruajë në Bruksel zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik’.
“Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite. Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë. Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruajë asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik. Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”, shkruan Çitaku./Botapress.info/