Kharkivi, qyteti më i madh në Ukrainën lindore është sulmuar ditën e sotme nga raketat ruse. Sipas kryebashkiakun e qytetit Ihor Terekhov, Rusia shënjestroi objektet industrial në Kharkiv dhe plagosi dy civilë, raporton Sky News.
Kharkiv ndodhet 19 milje nga kufiri me Rusinë dhe ka qenë shpesh nën sulm që nga fillimi i luftës.
“Sipas të dhënave paraprake, katër sulme goditën rrethin e Kievit të Kharkiv. Armiku po synon objektet industriale,” shkroi Ihor Terekhov.
Zyrtarët ukrainas presin intensifikimin e sulmeve me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit rus, të premten./Botapress.info./