Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se i është ndërprerë marrëdhënia e punës edukatores që dyshohet se sulmoi fizikisht një fëmijë të moshës 5-vjeçare, në “Kopshtin dhe Çerdhe Nina” në Mitrovicë.
Nagavci ka shkruar se menjëherë pas ngjarjes, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion dhe është informuar për këtë vendim.
Ajo ka bërë të ditur se rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.
“Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve. Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, ka shkruar Nagavci.
Postimi i plotë:
Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme.
Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një Kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti.
Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrdhënia e punës.
Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë.
Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion eduaktivo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve.
Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve.