Ekonomia e Izraelit është e fortë dhe premton rritje afatgjate.
Nga Nimrod Sapi
Do të prisnit që ekonomia izraelite të ishte në prag të kolapsit. Prej gati dy vitesh, shteti hebre është i
përfshirë në konflikt në shtatë fronte. Megjithatë, ekonomia e tij ka sfiduar pritshmëritë dhe ka treguar një
qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Kjo është një nga arsyet pse Izraeli ka qenë në gjendje të vazhdojë
luftën.
Kjo qëndrueshmëri buron nga baza të shëndosha ekonomike: një raport borxh-PBB prej rreth 60% në fillim
të konfliktit, një normë papunësie rreth 3% dhe një deficit buxhetor relativisht i ulët. Gati dy vjet në një luftë
shumëfrontëshe, këta tregues mbeten të fortë, me vetëm një rritje modeste të borxhit. Bursa e Tel Avivit
është ndër tregjet më mirë-performuese në botë, dhe indekset TA-125 dhe TA-35 janë rritur me mbi 28%
deri tani këtë vit, duke tejkaluar ndjeshëm S&P 500, Nikkei-n dhe shumicën e bursave të tjera botërore.
Për tre dekada, sektori i teknologjisë së lartë në Izrael ka qenë motori i rritjes — dhe vazhdon të jetë i tillë.
Edhe teksa qytetarët fshiheshin nga zjarri i raketave, industria e teknologjisë në Izrael arriti marrëveshje
mbresëlënëse bashkimi dhe blerjeje. Shitjet e kompanive Wiz dhe CyberArk, me vlera në dhjetëra miliarda
dollarë, pasqyrojnë besimin e investitorëve ndërkombëtarë. Turizmi ka rënë, por eksportet mbeten të
qëndrueshme, dhe konsumi privat vendas vazhdon të nxisë një performancë më të mirë se pritej të PBB-së,
me Bankën e Izraelit që parashikon një rritje prej 3.3% këtë vit.
Demografia e përforcon më tej perspektivën e Izraelit: një forcë pune në rritje dhe e re në moshë. Izraeli ka
normën më të lartë të rritjes së popullsisë ndër vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Ekonomik (OECD), dhe kjo rritje nuk kufizohet vetëm te sektori Haredi apo arab. Kërkesa në rritje globale
për sistemet mbrojtëse izraelite gjithashtu forcon bazën e eksporteve dhe hap tregje të reja.
Aritjet ushtarake të Izraelit — veçanërisht në neutralizimin e ambicieve bërthamore të Iranit dhe zvogëlimin
e kërcënimeve nga përfaqësuesit e tij — po riformësojnë peizazhin gjeopolitik. Për herë të parë pas
dekadash, investitorët mund të presin një ulje graduale të rreziqeve gjeopolitike që kanë rënduar prej
kohësh mbi potencialin ekonomik të Izraelit.
Tregjet financiare tashmë pasqyrojnë këtë ndryshim. Diferencat e këmbimeve të kreditit (credit default
swaps), të cilat kanë qenë të larta për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme rajonale, janë në rënie. Priten
ulje të mëtejshme, si dhe rënie të korresponduara të interesave të obligacioneve qeveritare 10-vjeçare të
Izraelit. Me qetësimin e tensioneve, flukset e kapitalit të huaj janë përshpejtuar dhe ka gjasa të vazhdojnë të
nxisin rritje në inovacion, konsum dhe eksporte.
Lufta që përballet Izraeli iu imponua atij. Askush në Izrael nuk dëshironte një konflikt të tillë, dhe ndikimi i tij
mbi rezervistët, familjet dhe komunitetet ka qenë i thellë.
Izraelitët janë të bashkuar në dëshirën për përfundimin e luftës me lirimin e të gjithë pengjeve dhe për paqe
e siguri në gjithë rajonin.
Qëndrueshmëria ekonomike e vendit nuk duhet t’i atribuohet indiferencës, por vendosmërisë përballë
vështirësive — dhe një potenciali të jashtëzakonshëm për rritje.
Investitorët do të bënin mirë të njohin se e ardhmja e Izraelit është e ndritur dhe se vitet në vijim mund të
shpalosen si një nga tregimet më premtuese ekonomike në skenën globale.
Z. Sapi është CEO i Shoqatës së Shtëpive të Investimeve në Izrael dhe ish-shef kabineti i ministrit izraelit të
financave
Të tjera
Showbiz
Leonora Jakupi bën postimin për James Rubin, i thotë këto fjalë
James Rubin, një nga
Lajme
Përparim Rama: Poliklinikën e vetme në Prishtinë që ofron shërbime dytësore në stomatologji, e kemi renovuar tërësisht
Poliklinika Stomatologjike në Prishtinë
Aktuale
Williams dëshmon në Hagë: “Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”
Paul Williams ka nisur