Gazetari Valon Syla ka ndarë një urim të veçantë për njerëzit që e mbrojnë Kosovën pa zhurmë e shërbejnë me modesti dhe gati askush nuk ua di veprat për shkak të natyrës së veprimtarisë. Këta patriotë të heshtur meritojnë përgëzim të veçantë tha ai.
Syla ka sqaruar se veçon shërbyesit në Agjencinë Kosovare e Inteligjencës dhe të Policisë së Kosovës që kanë detyrën e pa lakmueshme të rrezikojnë çdo ditë e të mos vlerësohen në publik për shërbimin e tyre, duke theksuar se kjo është e kuptueshme për shkak të detyrave që kanë.
“Ketë 15 vjetor të Republikës së Kosovës kam urime të veçanta për krejt stafin e Policisë dhe AKI’së të cilët bëjnë punë të mëdha e të lavdishme nganjëherë për Shtetin e Kosovës, por kjo nuk bëhet publike, sepse natyrën e punës e kanë ashtu të heshtur dhe diskrete. Ndoshta disa prej tyre marrin medalet e nderit tek para pensionimit kur i bëjnë 55 vjet, të kësaj jete kosovare.”
Syla tutje e shtoi edhe kritikën e tij për apatinë në shoqërinë kosovare të ankimit duke lënë të nënkuptohet se duhet të marrin si shembull veprimtarinë e këtyre rojeve të heshtura të Kosovës e t’ia bëjnë vetes një vend me veprimtarinë e tyre në Kosovës, si një detyrim qytetar e patriotik.
“Ata nuk flasin qysh ta lëshojnë Kosovën me krenari sikur disa që çirren në video të porositura… e as nuk lëshojnë klithma dëshpruese qysh në këtë vend s’ka asgjë qe 20 vjet. Të gjithve na takon tja bëjmë vendin vetit në këtë Kosovë, e jo ta gjejmë të gatshme diku tjeter… si puntor dhe emigrant i rendit të dytë. Andaj urime të veçanta, për të gjithë patriotët e heshtur të këtij vendi”./Botapress.info/