Një 10-vjeçar në Turqi është nxjerrë i gjallë nga rrënojat 260 orë pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit që goditi kufirin turko-sirian.
“Osmani është mrekulli. Në ditën e 11 të tërmetit kërkim-shpëtimi në Hataj shpëtoi 10-vjeçarin. Ne shpresojmë ende,” – shkruan ekipi në Twitter.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, rajoni u godit nga një tërmet me magnitudë 7.7 ballë dhe disa orë më vonë nga një tërmet i dytë i fortë me magnitudë 7.6 ballë.
Autoriteti turk i kontrollit të fatkeqësive AFAD deri më tani ka regjistruar mbi 2, 400 pasgoditje.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, numri mund të rritet në më shumë 50 mijë.