Presidenti i Francës, Emanuel Macron, përmes një letreje dërguar Presidentes Vjosa Osmani, ka uruar Kosovën me rastin e 15-të vjetorit të pavarësisë.
Në letrën e tij, Macron tha se Kosova duhet të vazhdojë të luftojë për forcimin e sundimit të ligjit, për t’i hapur rrugë anëtarësimit në struktura evropiane.
Presidenti Bideni uron 15-vjetorin e Pavarësisë, përmend njohjen reciproke me Serbinë
“Në këtë kontekst të mbushur me kërcënime dhe vështirësi, inkurajoj Kosoven qe te vazhdoje me vendosmeri perpjekjet e ndermarra per forcimin e sundimit te ligjit, ne menyre qe te lehtesoje integrimin e saj evropian. Per ta bere kete, mund te mbeshteteni ne perkrahjen tone”, thuhet në letrën e Presidentit Macron.
Ndërkaq, ai ka theksuar edhe rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, duke bërë thirrje që të dy palët të angazhohen fuqishëm në normalizim të raporteve.
“Eshte gjithashtu thelbesore te rifillojne diskutimet per normalizimin e marredhenieve ndermjet Serbise dhe Kosoves, i cili eshte nje element qendror per perspektiven evropiane te dy vendeve dhe per sigurimin e stabilitetit te rajonit dhe kontinentit europian. Ne presim qe te dy vendet te angazhohen plotesisht ne dialogun e lehtesuar nga Bashkimi Evropian”, shkruan Macron. /Reporteri.net/.
Letra e plotë e Presidentit francez, Emanuel Macron, drejtuar Presidentes Vjosa Osmani: