Qyteti turk, Goksun, është goditur nga tri tërmete brenda natës.
Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare e Organizatës së Pavarur Shkencore dhe ofruese e informacionit për tërmete në kohë reale.
Sipas EMSC-së, Goksun u godit nga tri tërmete të cilët ishinë me shkallë 3.8, 4.1 dhe 4.5 shkallë të Rihterit.
Kujtojmë se Goksun është një qytet i provincës Kahramanmars, provincë kjo që u godit nga tërmeti vdekjeprurës që la të vdekur mbi 41 mijë njerëz.