Policia ka alarmuar për bombë pranë stadiumit ‘Olimpico’ Mediat italiane raportojnë se bomba është vendosur në zonën Piazza Mazzini, pranë stadiumit “Olimpico”.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke vendosur perimetrin e sigurisë. Vlen të theksojmë që në orën 21:00 në “Olimpico” është planifikuar të zhvillohet ndeshja mes Italisë dhe Zvicrës e vlefshme për “Euro 2020”./Botapress/