Ka nisur seanca përgatitore për nisjen e gjykimit në rastin e Hashim Thaçit, Kasdri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se për momentin kanë të planifikuar të thërrasin 312 dëshmitarë.
Ky është 19 vjeçari që humbi jetën mbrëmë në Arllat të Drenasit
“Kalendari që kemi dhënë përfshin 600 orë në vitin e parë të gjykimit. Ju keni 312 dëshmitarë, dhe ky numër ndryshon ka 11 dëshmitarë më pak se nga parashtrimi i mëparshëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.
Ata do të dëshmojnë për krimet e pretenduara, disa për strukturëne UÇK-së dhe disa për sjelljen dhe veprimet e të akuzuarve, pra krerëve të UÇK-së
“Sa dëshmitarë në lidhje me krimet? – Kemi 188 dëshmitarë lidhur me krimet. Strukturën e UÇK-së? 110 dëshmitarë. Për veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve 63. Nëse mblidhen këto shifra dalin më shumë se 312, disa dëshmi mund të jenë përsëritëse. Këto janë kategoritë.”, thanë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar./Botapress.info/