James Rubin po vazhdon dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.
Njëri nga gjykatësit e pyeti atë se nga e dinte që ishte krahu ushtarak i UÇK-së që merrte vendime – pasi Rubin, në ditën e parë të dëshmisë, kishte thënë, duke iu referuar Hashim Thaçit, se “unë kuptova se ai ishte më tepër figura publike e UÇK-së dhe nuk ishte ai në komandë të saj”.
Rubin tha se ky ishte perceptim i tij, këtë e kishte kuptuar vetë, jo se ia kishte thënë Thaçi se të tjerët në UÇK marrin vendime.
Rubin u përgjigj edhe për vendodhjen e Thaçit gjatë bisedave telefonike me të në periudhën e luftës.
Sipas tij, Thaçi kryesisht ishte brenda Kosovës kur komunikonin.
“Më ka thënë se ishte në Kosovë, duke u fshehur të mos vritej”, tha Rubin./REL/
Të tjera
Aktuale
Vazhdon bllokada në Kuvend, analistët paralajmërojnë dëmtim të imazhit
Më shumë se një javë pas
Aktuale
Qalaj: Nuk ka serb në Kosovë që nuk i bindet Beogradit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës
Aktuale
Kurti në Vushtrri pritet me brohoritje për Hashim Thaçin
Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetar