Gazetari dhe analisti, Ilir Mirena, ka reaguar rreth një fotografie që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihen disa prej ministrave të Qeverisë Kurti me një tavolinë të mbushur me ushqime të ndryshme.
Përmes një postimi në Facebook, Mirena ka ironizuar duke thënë se e kanë merituar këtë ushqim.
”Ju baft mire o 51 perqindsh! E keni meritu,” ka shkruar ai.
Në këtë fotografi shihet zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ndryshe, ende nuk dihet se në çfarë vendi ishin qeveritarët dhe kur ka ndodhur kjo ndejë e tyre. /Botapress.info/