Sipas njoftimit të Policisë, prokurori i rastit ka iniciuar hetime penale ndaj të dyshuarës. Ai dyshohet për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me persona nën 16-vjeç”.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare kishte tentuar ta braktisë fëmijën e porsalindur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, dhe mbetet për procedura të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që vërtetohet se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me persona nën 16-vjeç” mund të ndëshkohet nga pesë deri në 20 vjet burgim.
“Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo ndonjë person tjetër që ushtron autoritet prindëror, që i lejon ose e shtyn personin në mes të moshës katërmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjet që të bashkëjetojë në një bashkësi jashtëmartesore me personin tjetër, dënohet me burgim prej (5) deri në njëzet (20) vjet”, thuhet në Kodin Penal të Kosovës./Botapress.info/