Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mbajtur fjalimin e parë në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Krasniqi ka shkruar se kjo seancë nuk është për përplasje, por për bashkëpunim.
“Se ku kemi mbërritur dhe a jemi sot më larg apo më afër nga qëllimi i epilogut, këtë nuk e kemi të qartë. Do të ishte e udhës që qeveria të na ftonte neve opozitën në Kuvend, të na njoftonte për ecurinë e dialogut. Sepse çdo qeveri e përgjegjshme një temë kaq të rëndësishme do të duhej ta shtronte në një rrafsh shtetëror e kombëtar. Do të ishte e udhës edhe të na kërkonte ndihmë e bashkëpunim me aq sa kemi potencial e mundësi. Kjo seancë nuk ka karakter të përplasjes e akuzës, ka karakter të kërkesës për informim me atë se çka po ndodhë në dialog, dhe pozicioni i qeverisë lidhur me zhvillimet e fundit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka treguar se cilat duhet të jenë kushtet e Kosovës për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
“Ne vlerësojmë angazhimin e koordinuaar të partnerëve ndërkombëtar, dhe kemi inkurajuar qeverinë të bashkëpunoj me ta. Këto qëllime janë legjitime e të domosdoshëm Ruajtja e karakterit unitar sipas rregullimit të Kushtetutës, Njohja nga 5 shtetet e BE-së, Nisja e procesit të anëtarësimit në NATO , Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës e Serbisë”, tha Krasniqi.
Ai kërkoi nga Kurti të tregoi se cili është qëllimi i propozimit evropian dhe se a ofron i njëjti mundësinë e arritjes së nja marrëveshje finale apo vetëm krijimin e një status qou të re.
“A është propozim vazhdimësi e dialogut të deritashëm apo pikënisje e një procesi të ri. Cila është korniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes potenciale, a është formati i këtij propozimi një lloj traktati që njeh si etnitete sovrane Kosovën dhe Serbinë. Cila është përmbajtja zyrtare e këtij propozimi, a e parasheh njohjen e ndërsjellë mes Kosovë dhe Serbisë etj”, ka thënë Krasniqi.