Ditën e martë paraqitet mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell, e në aspektin termik gjatë ditës madje më i nxehtë, me maksimale që shkojnë deri në 29C e 31C. Minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 13C. Era ndryshon drejtimin në jugperëndimore e frynë e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.
Vransira kalojnë mbi vend natën në mes së martës dhe mërkurës, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu, ndërkohë që temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme deri në 20C e 22C. Pasdite më vonë vransirat shpërndahen, e nga dita e enjtë paraqitet situatë stabile, kryesisht me kthjellime e diell.
Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri në 27C e 28C në fundjavë, mirëpo minimalet në netë të kthjellëta zbresin deri në 6C e 7C. Të mërkurën frynë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme verilindore 7-14m/s, njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,