Gazeta mbrëmë ka raportuar për një rast të mashtrimit që ka ndodhur së fundi në Prizren, ku një person është arrestuar nën dyshimet për përfitim të kundërligjshëm të një shume të majme parash. I dyshuari ka përfunduar në ndalim policor.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për mjekun e stomatologjisë, Etnik Lajçi, 35-vjeçar.
![etnik lajci](https://sinjali.com/wp-content/uploads/2023/02/etnik-lajci.png)
Lajçi po dyshohet se ka përfituar rreth 10 mijë euro, të cilat i ka marrë disa herë në shuma të ndryshme, duke e mashtruar një qytetar në Prizren me premtimin se do t’ia punësojë një anëtar të familjes në spitalin rajonal të këtij qyteti.
Viktima, që ishte bindur se me dhënien e këtyre parave do t’i punësohej familjari, e kishte raportuar rastin në Polici qysh në muajin shtator, pasi kishte dyshuar se po mashtrohet nga i dyshuari të cilit ia ka dhënë paratë në disa pjesë që nga muaji prill i vitit 2021.
Në anën tjetër, me urdhëresë të lëshuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake, Policia ka kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
Me t’u përfunduar aksioni, Lajçi është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.