Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në hapjen e fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përmendur ish-fabrika, ish-stacione e bunkerë, që sot kanë marrë jetë të re.
Sipas Ramës, kjo i mundëson kryeqytetit identiteti të ri.
Ai ka përmendur edhe mësimin gjithëditor, si një nga projektet më të suksesshme në kryeqytet.
“Ne të parët në Kosovë treguam se zhvillimi i vërtetë e ripërdor të braktisurën – ish-fabrikë, bunker, ish-stacion, pra struktura që nuk përdoreshin, dëshmuam se munden me marrë jetë të re, me disa ndërhymje në infrastrukturë, që iu mundëson t’i shërbejnë identitetit të ri Shkollën publike, për herë të parë, ne e vumë në shërbim të nevojave bashkëkohore të familjeve e të shoqërisë, duke i kthy tashmë 12 shkolla në mësim gjithëditor. Kështu do të vazhdojmë derisa arsimin publik ta bëjmë gjithëditor në çdo shkollë”, ka thënë Rama.
I pari i kryeqytetit u shpreh se janë mbi 800 projekte të përfunduara në fshatra e qytete, duke vënë theksin edhe te zhvillimi dhe planet që synon në teknologji.
“Këta janë vetëm pak shembuj nga mbi 800 projektet që kemi përfundu në qytet e në fshatra. Sonte nuk është vendi t’i shpalosim të gjitha, por një befasi softuerike që po përgatisim do t’ia tregojë qytetarëve çdo detaj. Me këtë platformë inovative të ndërveprimit në kohë reale, ne po vërtetohemi si pionierë edhe në teknologji. Një gjë është e sigurt: vizioni ynë nuk ndryshon. Ai është i qartë! Prishtina, si një organizëm i gjallë, ku gjithçka është e ndërlidhur, dhe ku njeriu, qoftë ky banor ose jobanor, ndodhet në qendër”, ka thënë Përparim Rama.



Të tjera
Lajme Opinione
Anton Quni reagon pas furtunës së fundit në parti
Ish-deputeti i LDK’së, Anton Quni, ka
Aktuale
Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë
Kosova mbajti zgjedhjet e treta brenda
Lajme
Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë
Bajram Gecaj këshilltar i kryetarit të